You are here
Home > Kombëtarja > Çekiçi tregon për të ardhmen e tij dhe Kombëtaren: Reja më ka ndjekur në stadium

Çekiçi tregon për të ardhmen e tij dhe Kombëtaren: Reja më ka ndjekur në stadium

Shumë aftësi ka nga ana e Endri Cekicit që kthehet protagonist gjithmonë me super golat te Ljubjana. Padyshim një lojtar që kërkon vëmendje edhe për te Kombëtarja, ndërsa Reja e ka ndjekur disa herë në stadium. Për “Procesi Sportiv”, sulmuesi është shprehur edhe për të ardhmen, teksa kërkohet edhe në Spanjë, megjithëse për momentin nuk ka ende emra ekipesh.

“Reja ka ardhur dhe më ka ndjekur disa herë në Slloveni. Kjo është me rëndësi, që më ka në vëzhgim. Tani të presim ftesën. Te klubi i Ljubjanës kanë besim të madh drejtuesit tek mua. Kam disa oferta, por duhet të shoh për më të mirën. Pra të largohem dhe të shkoj në një ligë më të fortë, por ku të kem besimin e trajnerit”, ka thënë Cekici.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top