You are here
Home > Kombëtarja > Çekiçi gjen golin e parë dhe hyn në histori, në Slloveni e prezantojnë si harkëtar

Çekiçi gjen golin e parë dhe hyn në histori, në Slloveni e prezantojnë si harkëtar

Endri Çekiçi ka arritur të gjejë golin e parë me Olimpijan e Ljubjanës në Slloveni. Futbollisti shqiptar i kishte dhënë sinjalet që në javën e parë, teksa pas një periudhë të gjatë negative, arriti të luante për 90 minuta dhe të fitonte një penallti.

Ky është djaloshi i rritur në akademinë e Zagrebit dhe që zotëron një potencial të jashtëzakonshëm. Golat e realizuar nga distanca janë preferenca e tij, por karriera nuk po i ecën ashtu siç edhe e meriton. Gjithsesi, Çekiçi ka arritur të gjejë golin e parë me fanellën e Ljubjanës, ndërsa kjo e fundit po fiton me rezultatin 2-0 ndaj Krkos.

Pas këtij realizimi, lojtari shqiptar ka hyrë në historinë e klubit si më i riu që ka shënuar ndonjëherë, pasi është vetëm 22 vjeç. Rekordi mbahej nga Kliton Bozg, që arrinte të shënonte në moshën 23-vjeçare me Ljubjanën. Ndërkohë që vetë klubi slloven e prezanton golin e Çekiçit, sikur ky i fundit të ishte një harkëtar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top