
Endri Çekiçi ka arritur të gjejë golin e parë me Olimpijan e Ljubjanës në Slloveni. Futbollisti shqiptar i kishte dhënë sinjalet që në javën e parë, teksa pas një periudhë të gjatë negative, arriti të luante për 90 minuta dhe të fitonte një penallti.
Ky është djaloshi i rritur në akademinë e Zagrebit dhe që zotëron një potencial të jashtëzakonshëm. Golat e realizuar nga distanca janë preferenca e tij, por karriera nuk po i ecën ashtu siç edhe e meriton. Gjithsesi, Çekiçi ka arritur të gjejë golin e parë me fanellën e Ljubjanës, ndërsa kjo e fundit po fiton me rezultatin 2-0 ndaj Krkos.
Pas këtij realizimi, lojtari shqiptar ka hyrë në historinë e klubit si më i riu që ka shënuar ndonjëherë, pasi është vetëm 22 vjeç. Rekordi mbahej nga Kliton Bozg, që arrinte të shënonte në moshën 23-vjeçare me Ljubjanën. Ndërkohë që vetë klubi slloven e prezanton golin e Çekiçit, sikur ky i fundit të ishte një harkëtar. /Shqiperia.ch/
’20 Cekici je povedel Olimpijo v vodstvo. 1:0! pic.twitter.com/MqMTdj4cQ6
— NK Olimpija Ljubljana (@nkolimpija) April 28, 2019