You are here
Home > Kombëtarja > Çekiçi flet për herë të parë për kalimin te Arsenali, i qesh buza: Kam folur edhe me menaxherin

Çekiçi flet për herë të parë për kalimin te Arsenali, i qesh buza: Kam folur edhe me menaxherin

Në mbrëmjen e djeshme “Sport Ekspres” ishte media e parë shqiptare që raportoi lajmin se Endri Çekiçi po kërkohej nga ana e Arsenalit. Ky ishte lajmi që qarkullonte prej një dite në mediat sllovene dhe që bëri bujë në Shqipëri menjëherë.

Sulmuesi shqiptar ishte i ftuar në “Fan Zone”, ku ka reaguar shkurtimisht edhe për këto zëra. I buzëqeshur teksa fliste, Çekiçi i ka cilësuar si zëra për momentin sa i përket këtij interesimi, por duke mos pranuar që ta përgënjeshtroj një gjë të tillë. Pra lexohej një “pohim i heshtur”.

“Stërvitjen e vazhdojmë në çdo ditë dhe duhet të jemi të përgatitur. Edhe unë personalisht mendoj se ky është sezoni im më i mirë personal dhe jam më i pjekur për shkak të minutave që kam patur. Arsenali? Kam folur me menaxherin, janë vetëm zëra tani për tani dhe unë jam vetëm pak më i informuar se juve (qesh).

Jam i fokusuar te Olimpija tani dhe në verë të bëj një lëvizje tjetër për karrierën time. Kombëtarja e Shqipërisë? Besoj se shumë shpejt do të jem edhe pjesë e saj”, tha Çekiçi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top