You are here
Home > Kombëtarja > Çani vetëm një zhgënjim i së shkuarës, Partizani në “Champions League” me dy lojtarë të Shqipërisë

Çani vetëm një zhgënjim i së shkuarës, Partizani në “Champions League” me dy lojtarë të Shqipërisë

Edgar Çani është vetëm një zhgënjim i së shkuarës dhe kjo është e qartë te Partizani, që nuk ndalet së kërkuar lojtari të Kombëtares, të cilët e kanë kaluar periudhën e artë të karrierës. Së fundmi “Newsport” raporton se të kuqtë janë hedhur në sulm për të marrë Azdren Llullakun.

Faktikisht ky i fundit e ka humbur fanellën e Kombëtares në takimet e fundit, duke mos u preferuar shumë nga Panuçi dhe Reja. Gjithashtu talenti i jashtëzakonshëm i Shpresave, Sherif Kallaku, është vetëm një hap larg kryeqytetasve. Nëse ky transferim do të kryhej, padyshim që do të ishte lëvizja më e goditur. Në këtë mënyrë edhe të kuqtë do të ishin gati për të provuar mrekullinë në turet e “Champions League”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top