
Edgar Çani është padyshim sulmuesi shqiptar më i pazakontë, ndërsa lëkundja e madhe në karrierën e tij, ka treguar se e papritura është vetë rutina e këtij lojtari. Sa herë që pritej hap i madh dhe jehona e Çanit, atëherë do të dëgjonim edhe për dështimin e tij. E ndërkohë që të gjithë firmosnin për “perëndimin” e parakoshëm të karrierës, është koha për t’u surprizuar.
Kështu, pasi shkoi te Vibonese në Serinë C, tashmë ka ardhur momenti që futbollisti shqiptar të luftojë sërish për një rikthim në elitën e futbollit italian.Sipas asaj që raportojnë mediat italiane së fundmi, Verona po e mendon si zgjidhje të sulmit.
Kjo skuadër lufton me kryesuesit në Serinë B, teksa duket një pretendente kryesore për ngjitjen në Serinë A. E kush do e mendonte, pasi kaloi më shumë kohë jashtë fushe sesa në të në Shqipëri, e shkoi te Vibonese, një ekip më i njohur në Itali do e hidhte vështrimin nga Çani. /Shqiperia.ch/