
Në ditën e sotme, trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër ekipit Laçit. Përveç pyetjeve që i është bërë nga gazetarët dhe përgjigjet e tij në lidhje me ndeshjen, ai gjithashtu foli dhe për polemikat që janë krijuar këto ditë të fundit midis Edgar Çanit dhe ish klubit ku ai ishte pjesë, Partizanit, ku përpara pak ditësh Çani akuzoi klubin e Partizanit për mungesë serioziteti dhe të profesionalizmit.
“Unë nuk kam çfarë bëj koment, është diçka që i përket së kaluarës. Shumë njerëz mund të largohen dhe të bëjnë romane pas 10 vitesh. Kam bërë atë që kam menduar më të drejtë për klubin dhe për ekipin si trajner. Kur je lider duhet të marrësh vnendime.
Në çdo konferencë pyetet për Çanin, ai sot është në Itali dhe i uroj suksese. Për pjesën tjetër i takon klubit të përgjigjet, unë teknikisht kam bërë atë që kam menduar se ishte më e drejtë”, deklaroi trajneri i “demave” Skënder Gega.
Me ardhjen e tij tek ekipi i kuq, ai i ka shprehur drejtuesve të klubit përpara fillimit të sezonit, lojtari i Kombëtares nuk është pjesë e planeve të tij. Duhet vënë në dukje se për largimin e Edgar Çanit nga klubi kryeqytetas, ishte fakator dhe trajneri i të kuqve. /Shqipëria.ch/