
Lorik Cana është një prej personazheve që gjithmonë përbën interes në Shqipëri. Kapiteni legjendar ngjall interes të madh për publikun, teksa vetë karriera e tij, flet më së shumti për këtë dashuri të njerëzve kundrejt tij.
Në një intervistë për emisioni “Rudina”, Lorik Cana ka treguar edhe disa detaje qesharake nga daasma e tij e bërë në Prishtinë, pasi një të ngjashme e ka bërë edhe në Itali.
“Shpresoj që të keni marrë pamjet e dasmës që kam bërë në Itali, sepse ajo në Shqipëri më ka dalë jashtë kontrollit(qesh). Unë thirra në dasëm rreth 500 persona, ndërsa më erdhën 650, të tjerët sigurisht që nuk i njihja.
Ajo ceremoni që bëmë në Romë ishte me më pak persona, duke thirrur vetëm 50 veta. Megjithatë ju e dini dëshirën e prindërve tanë për të bërë një festë sa më të madhe dhe që sigurisht nuk ia heq këtë mendim të tyren. Kështu është tradita në Shqipëri, ku prindërit ftojnë të pranishmit.
Monika në fillim u step pak, teksa më tha se si mund t’i takonte gjithë ata persona. Por unë nuk i njihja as vetë”, u shpreh me humor Cana. /Shqiperia.ch/