
Shqipëria do të luajë në shtator dy sfida delikate të vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Panuçi do e nisin aventurën e tyre ndaj Izraelit në 7 shtator, për të udhëtuar më pas edhe në transfertën e Skocisë.
Një thirrje për tifozerinë shqiptare ka ardhur nga kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana. Në një intervistë për “TV Klan”, Cana është shprehur se Kombëtarja ka nevojë për mbështetje në një moment të tillë.
“Është një kompeticion i ri dhe është një moment i vështirë për ne. Ne kemi një mundësi për të rindërtuar skuadrën dhe sot më shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetje. Këto janë momente kyçe, sidomos si shqiptarë kemi nevojë të tregojmë dashamirësi për kombëtaren tonë, unë do jem i pari në stadium”. /Shqipëria.ch/