You are here
Home > Kryefaqja > Cana jep lajmin e madh nga SHBA, kapietini: Në një natë mblodhëm 50 mijë dollar për familjet shqiptare

Cana jep lajmin e madh nga SHBA, kapietini: Në një natë mblodhëm 50 mijë dollar për familjet shqiptare

Lëkundjet e fuqishme sizmike që prëkën Shqipërinë shkaktuan të paktën 51 viktima dhe qindra të palgosur. Veç dëmeve në njerëz, ka me qindra  apartamente e banesa të dëmtuar totalisht. Nismat sensibilizuese kanë prekur çdo kategori në mbledhjen e ndihmave. Futbolli ka kontribuar vazdimisht përgjatë një jave me mbështetje si dhe dhuruim të  ndihmave për të prekur.

Së fundmi kapiteni lgjendar i Shqipërisë, Lorik Cana ka udhëtuar drejt Shba për të ndihmuar vendin e tij në këto ditë të vështira. Nga Michigan ai tregon për “Zërin e Amerikës” se po punohet me shoqatat dhe njerzit për mbledhjen e sa më shumë donacioneve. Vetëm në ditën e parë Cana njofton se kanë mbledhur afro 50 mijë dollar, një shumë që përkthehet një një banesë të re ose një hyrje aprtameti për një nga familjet në nevojë.

“Kemi mbledhur më duket diku rreth 50-60 mijë dollarë, vetëm në mbrëmjen e parë. Dhe ne i kemi inkurajuar njerëzit që të vazhdojnë dhe të japin donacione në këto ditë dhe në javët në vijim aq sa munden. Duhet t’ua çojmë amanetin deri në fund sepse në fund të fundit është një detyrë morale, është një detyrë shpirtërore dhe nuk luhet me momente të tilla. Ne me fondacionin dhe me shoqatat këtu në Amerikë do evidentojmë shtëpi, ose do të evidentojmë shkollë ose kopsht që do të ketë nevojë për rindërtim dhe do t’a bëjmë drejtëpërdrejtë me fondacionin tim. Unë jam shumë i bindur që do i ndihmojmë njerëzit, do t’i rindërtojmë dhe do të ringrihemi.

Në momente të vështira e kemi dëshmuar këtë. Kemi ruajtur identitetin dhe gjuhën tonë. Dashuria për vendin, dashuria për të ndërtuar një shoqëri, dashuria për të investuar tek gjeneratat që do të vijnë, nuk është diçka e cila fiket dhe ndizet. Është sikur besimi ndaj Zotit. Ne nuk mund të ndezim pjesën e atdhedashurisë vetëm në momentin e tragjedisë, sepse në shumë raste ajo që na çon deri në këto ngjarje është pikërisht sepse gjatë rrugës nuk i bëjmë gjërat e duhura”- ka thënë Lorik Cana.

Ndërkohë na Italia Gianni De Biasi ka njoftuar përmes një video në facebook se ka nisur mbledhja e ndihmave financiare për familjet e prekura nga tërrmetet në Shqipëri. Ish-trajneri i Kombëtares ka njoftuar që të gjithë të bëhen bashkë duke kontribuar sa munden nëdonacionin që do të hapet të shtunën e 14 dhjetorit.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top