You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Cana flet hapur: Kosova mund të bëj atë që Shqipëria nuk mundi për 80 vite

Cana flet hapur: Kosova mund të bëj atë që Shqipëria nuk mundi për 80 vite

Lorik Cana është kapiteni legjendar i Shqipërisë. Ndoshta shiriti mund të ketë ndërruar shumë krahë, por rëndësi më të madhe, kishte kur e mbante Cana.

Ky i fundit rrëmbeu zemrën e tifozëve, me karakterin që zotëronte në fushë. Nuk kishte aspak frikë të merrte megafonin e të fliste për bashkimin e shqiptarëve nga të gjithë trevat.

Por flasim në një kohë tjetër, ndërsa në një intervistë për “Dueli Sportiv”, Cana ka bërë një krahasim mes Shqipërisë dhe Kosovës:

“Kosova nuk ishte për Ligën D dhe këtë e tregoi me rezultatet. Nuk është e lehtë të mundësh Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën. Mund të jenë me nivel të dobët, por jo e lehtë. Kjo e tregon se Kosova është nivel më i lartë.

Nga ana tjetër, Panuçi dhe Shqipëria e pati të vështirë, pasi u vendos një standart i ri me Europianin, i vështirë për tu mbajtur. Sigurisht që ndikon edhe përfaqësuesja e Kosovës. Lojtarët nga këto troje bëjnë zgjedhje tjetër, duke mos shkuar te kuqezinjtë. E kemi furnizuar gjithmonë Shqipërinë me talente. Hasi, Beqaj pastaj shkova edhe unë.

Nëse një trupi i heq gjysmën e gjakut, e vështirë do jetë për të. Kosova apo Shqipëria këtë Europian? Të jem i sinqertë, Kosova ka një mundësi të mirë nga Liga e Kombeve. Duhet ta shfrytëzoj atë, sepse me kualifikueset e Europianit do e ketë shumë të vështirë. Kosova ka shansin të bëj atë që Shqipëria nuk mundi për 70-80 vite”, u shpreh Cana. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top