
Shqipëria do të ndeshet në ditën e sotme ndaj Izraelit, në takimin e vlefshëm për “Ligën e Kombeve”. Një prej të ftuarve të veçantë në këtë stadium, është edhe kapiteni legjendar, Lorik Cana.
Në një intervistë për “Supersport”, Cana ka analizuar situatën e Kombëtares, duke i dhënë edhe një këshillë futbollistëve kuqezinjë, për të bërë sa më shumë presion në prapavijën e kundërshtarëve.
“Duhet parë në dy aspekte, Kombëtarja ka marrë eksperiencë dhe përvojë. Ata tashmë i dinë të aftësitë dhe mangësitë e njëri-tjetrit, po mbërrijnë pjekurinë dhe do të vazhdojnë për të bërë paraqitje të mira.
Unë mendoj se duhet akoma kohë për të parë më të mirën nga Shqipëria. Pritshmëria është e madhe dhe presion rritet, por Kombëtarja duhet të mësohet me to.
Cilësitë e Balajt i dimë të gjithë. Ai është pika kryesore e Shqipërisë, sidomos me mungesën e Sadikut. Grezda ka munguar prej një kohe të gjatë, por do e kemi edhe për të ardhmen.
Izraelit e ka mbrojtjen si pikë të dobët, por janë të shpejtë në kundërsulme. Duhet t’i bëjmë presion kundërshtarit, pasi gabojnë në prapavijë. Nga ana tjetër, më duhet të them se do të ishte mirë që do të ishte cilësi që të mos pësonim gol”, u shpreh Cana. /Shqiperia.ch/