You are here
Home > Kombëtarja > Buzëqesh Shqipëri, Malaga “fluturon” me Keidi Baren: Ishte luftëtar në mesfushë!

Buzëqesh Shqipëri, Malaga “fluturon” me Keidi Baren: Ishte luftëtar në mesfushë!

Tani PO, Keidi Bare ndihet i lumtur dhe i vlerësuar në Spanjë me ekipin e Malagas. Kapiteni i Shqipërisë U-21 kishte mbërritur nga Atletiko e Madridit te Malaga në verë, ndërsa drejtuesit e skuadrës i treguan fillimisht derën e të rinjëve.

Të shumta do të ishin rastet kur ekipi spanjoll do e merrte në ekipin e parë futbollistin shqiptar, por vetëm sa për stërvitje. Tashmë situata ka ndryshuar rrënjësisht, me Keidi Baren që për herë të parë ka luajtur për 90 minuta në fushën e lojës. Malaga ka bindur në transfertë ndaj Zaragozas me rezultatin 0-2, por akoma edhe më shumë, ka bindur lojtari fierak.

Pas kësaj fitore, Malaga gjendet vetëm një pikë larg vendit të parë dhe është pretendetja kryesore për t’u ringjitur sërish në elitën e futbollit spanjoll. Ndërkohë të menjëhershme ishin reagimet e tifozëve të skuadrës spanjolle në “Twitter”, që kërkonin më shumë hapësira për shqiptarin duke e quajtur si “luftëtar” në mesfushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top