
Dikur të pakët ishin shqiptarët të gjendur në Holandë, por së fundmi janë shtuar së tepërmi. Vrushaj dhe Zekaj kanë kaluar në merkaton e janarit në këtë kampionat, ndërsa nga të rinjtë po shkëlqejnë po aq shumë talente të reja.
Njëri prej tyre është Skënder Loshi, që deri tani po dhuron spektakël me të rinjtë e Nac Bredës. Trajneri i skuadrës që luan në elitën e futbollit holandez, e thirri Loshin në mënyrë surprizuese në fazën përgatitore të dimrit. Tekniku i premtoi futbollistit shqiptar se grumbullimi përfundimtar me skuadrën e parë, do të vijë nëse mbahet ky ritëm tek të rinjtë.
Loshi po e bën këtë gjë,teksa sulmuesi 19-vjeçar ka shënuar së fundmi edhe me parabël në Holandë. Doni të dini të dhënat e këtij lojtari tek të rinjtë? Në 14 ndeshje, ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 3 asist. Pra është e pamundur që ky sulmues të qëndroj i qetë në 90 minuta për kundërshtarin. “Shqiperia.ch” nga kontaktet e shumta me futbollistin në fjalë, siguron gjithë vendosmërinë e madhe që ka ky njeri, për të përfaqësuar Shqipërinë. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/
(Video e siguruar nga “Shqiperia.ch”)