
Kalimi në Skoci tek ekipi i Rangers nuk ka kaluar fare pa bujë për sulmesin e kombëtares sonë. Eros Grezda po përjeton një rritje galopante në karrierën e tij, tashmë nën urdhrat e kapiteni legjendar të Liverpulit, Stiven Zherrard. Pa e vënë re këtë aventurë nuk e ka lënë as trajneri i Shpresave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol” Bushi ka pohuar se një lojtar klasik si Grezda hap gjithmonë problem për ekipet kundërshtare.
“Kalimi i Grezdës tek Rangers nuk përbën çudi. Grezda mund të arrijë ekipe edhe më të mëdha se e këtij kalibri. Eros është sulmes i klasit modern për të tilla ekipe dhe do të përshtatet mjaft mirë me lojën e shpejt që luhet ne Ishull. Padyshim i uroj fat në aventurën e re”- tha Alban Bushi./Shqipëria.ch/