
Problemi kryesor i Shqipërisë së parë dhe Shpresave tona, është padyshim mbrojtja. E ka pranuar Panuçi, por edhe Alban Bushi.
Këto kohë po prodhohet pak në mbrojtje dhe ky është parë si problemi kryesor i Kombëtares sonë. Megjithatë, situata duket se ka një zgjidhje, për të mendon Bogdani. Nga U-19 vjen siguria në prapavijë. Marash Kumbulla quhet dhe një ndeshje që prek perfeksionin ishte ajo e bërë ndaj Ukrainës në ditën e sotme.
Këta të fundit kanë “vjedhur” një fitore në Niko Dovana, duke dalë me 3 pikë me të vetmin rast që patën në portën tonë. Asnjë mundësi tjetër për kundërshtarët, që përpara tyre kishin një mur të vërtetë, ndërsa Kumbulla nuk e linte të diskutoheshin aftësitë e portierit të kuqezinjve, duke mbyllur çdo aksion të kundërshtarit. /Shqipëria.ch/