You are here
Home > Kryefaqja > “Burrnesha” Asllani që hesht Xhakën dhe Shaqirin, shqiponja fluturon jo vetëm ndaj armiqëve

“Burrnesha” Asllani që hesht Xhakën dhe Shaqirin, shqiponja fluturon jo vetëm ndaj armiqëve

Kosovare Asllani ishte një prej yjeve të Botërorit të femrave që tashmë ka shkuar në fazën e fundit. Suedia, atje ku luan edhe futbollistja shqiptare, u eliminua në gjysmëfinale ndaj Holandës dhe tashmë do të luajë për vendin e tretë.

Ajo që u anashkalua disi në atë përballje, rezulton fakti se Asllani ka bërë sërish simbolin e shqiponjës përpara ndeshjes. Më saktësisht mund ta quajmë “burrnesha” Asllani, që u përball hapur me gjyqin e Suedisë, atëherë kur festoi në të njëjtën mënyrë për golin ndaj Ukrainës.

“Kjo është përkatësia ime, nuk e kuptoj se përse ju shqetëson shqiponja”, do t’i kthehej futbollistja shqiptare vetë Federatës Suedeze të Futbollit. Padyshim një rast krenarie që tejkalon edhe jehonën e madhe të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, me festën e tyre në të njëjtën mënyrë ndaj Serbisë, por duke u dorëzuar dhe kërkuar falje në gjyqin e bërë nga ana e Zvicrës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top