
Në Zvicër i kanë dhënë jehonë dhe një rëndësi të veçantë takimit mes Grashopërsit dhe Bazelit. Trajneri i vendasve guxoi jo pak në atë sfidë që përfundoi me rezultatin 0-4. Kjo pasi 6 futbollistë i përkisnin U-21, mes të cilëve debutoj edhe Meriton Kastrati. Por kur tekniku Fink kërkoi të bënte jehonën në Zvicër pasi i besoj të rinjëve, “tradhëtia” e Arlind Ajetit i prishi të gjitha planet.
Pasi mori dy të verdha brenda 26 minutash, mbrojtësi shqiptar doli nga fusha e blertë. “Nuk kam çfarë të vlerësoj për pjesën tjetër”, u shpreh Fink në fundin e ndeshjes, duke iu referuar atyre 64 minutave të lojës. Të gjitha planet e dëshirat për protagonizëm që në atë takim ndaj Bazelit ishte e madhe, por në fund e gjitha rezultoi si një “vetëvrasje”.
Burrat që luanin ndaj adoleshentëve, do e komentonin shumë media zvicerane këtë përballje. Kjo nisur nga mosha e vogël e lojtarëve të Grashopërsit, por mbi të gjitha mbi atë paraqitje të dobët, pasi rezultati 0-4 flet shumë. /Shqiperia.ch/