
Burim Kukeli ka nisur një aventurë të re me Kriens, atje ku do i duhet të mposht edhe vitet që ka nisur të rëndojnë mbi shpatullat e mesfushorit shqiptar. Në ligën e dytë zvicerane, lojtari kuqezi shpreson që t’i jap skuadrës së re gjithë mbështetjen e nevojshme, për të arritur në një sukses të mundshëm për ngjitjen në elitë.
Ndërkohë në një intervistë për mediat zvicerane, Kukeli ka folur pak për këtë eksperiencë të re, ndërsa nuk lë pa treguar edhe për fitoren më të bukur të karrierës: “Atëherë kur mundëm Portugalinë 1-0 në transfertë në kualifikueset e Europianit. Deri tani askush nuk më ka pyetur në Kriens për moshën time. Unë ndihem i shëndetshëm. Unë sjell 11 vitet e eksperiencës dhe dua ta ndihmoj skuadrën time. Detyra ime do të jetë që të marrë përgjegjësinë dhe të zhvilloj presion si një mesfushor qëndror”, u shpreh Kukeli. /Shqiperia.ch/