You are here
Home > Kombëtarja > Burim Kukeli rikthehet si golashënues, i jep leksion të vegjëlve të kampionëve të Zvicrës

Burim Kukeli rikthehet si golashënues, i jep leksion të vegjëlve të kampionëve të Zvicrës

Burim Kukeli është larguar drejt Krisens në këtë merkato, ekipi zviceran që luan në “Challenge League”, vetëm një ligë më poshtë se elita. Në ditën e sotme mesfushori shqiptar i ka dhënë leksione të vegjëlve të kampionëve të Zvicrës, Young Boysit.

Këta të fundit po zhvillojnë dy miqësore brenda 24 orësh, ndërsa aktualisht po luhet edhe ajo ndaj Crystal Palace. Në përballjen në të cilën ka luajtur Burim Kukeli, është paraqitur formacioni i të rinjëve dhe jo i skuadrës së parë.

Gjithsesi lojtari kuqezi ka shkëlqyer në këtë përballje. Jo vetëm i rëndësishëm në mbylljen e aksioneve të kundërshtarëve në fitoren 0-2, por edhe duke gjetur rrjetën pas një goditje të bukur nga krahu i djathtë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top