
Kriens ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Vaduz, ndërsa si objektiv kryesor ka ngjitjen në elitën e futbollit zviceran. Ashtu siç edhe pritej, Burim Kukeli kishte shiritin e kapitenit.
Vendimi erdhi i menjëhershëm nga ana e trajnerit të Kriens, duke parë te mesfushori shqiptar eksperiencën dhe qetësinë e duhur për të marrë në duar frenat e skuadrës. Në të parën ia doli të bëj një gjë të tillë, ndërsa goli erdhi falë Rrezart Hoxhës. /Shqiperia.ch/