
Një nga zbulimet e trajnerit Labadia te Wolfsburgu ishte edhe talenti me origjinë shqiptare, Elvis Rexhbecaj. Në shumë takime e shpërbleu edhe besimin e ofruar, duke tundur rrjetën, duke dhënë asist dhe me paraqitje vërtet të mira.
Por me ndryshimin e trajnerit te Wolfsburgu, pasi ka ardhur Oliver Glasner, situata ka ndryshuar. Nuk ndodhte prej shumë kohësh që Rexhbecaj të lihej jashtë skuadrës. Por ky është vendimi i Glasner për debutimin e këtij sezoni ndaj Koln, atje ku mesfushori shqiptar nuk është grumbulluar me skuadrën dhe këtu nuk ndikon asnjë dëmtim apo problem fizik, por vetë vendimi i trajnerit. /Shqiperia.ch/