Pritja ka marrë fund, ekipi i Nuremberg pas 4 sezonesh do të rikthehet të jetë pjesë e elitës së futbollin gjerman, në “Bundesligë”.
Kjo arritje sigurisht që është dashur të festohet dhe kështu ka ndodhur që pas të dielës kur Nuremberg mposhti 0-2 në transfertë Sandhausen. Por në festën e gjermanëve është vënë re diçka tepër interesante, në një moment ata kanë nisur të këndojnë himnin e Juventusit.
“Tuttosport” shkruan se autori i kësaj ngjarje është mbrojtësi Enrico Valentini, një lojtar gjerman me origjinë të qartë italiane dhe tifoz i bardhezinjve që infektoi klubin në pjesën veriore të Bavarisë.
Momentin e himnit të Juventusit në video do ta gjeni në sekondën 0:45