You are here
Home > Kombëtarja > “Broja tjetër” na vjen nga Kroacia, Prenga: Tuci do bëhet lojtar i madh, prisni! Uzuni është gati…

“Broja tjetër” na vjen nga Kroacia, Prenga: Tuci do bëhet lojtar i madh, prisni! Uzuni është gati…

Besnik Prenga ka formuar një “ushtri shqiptarësh” te Lokomotiva e Zagrebit. Klubi kroat të jep përshtypjen se është një Kombëtare e Shqipërisë, por nuk mbaron këtu, pasi emrat do të shtohen edhe më tepër në të ardhmen.

Në një intervistë për mediat kroate, Prenga i ka thënë të gjitha. Mënyrën sesi ka marrë lojtarët në Shqipëri, duke bërë vlerësime për të gjithë këta futbollistë, mënyrën sesi ka negociuar me klubet, por duke prekur temën sesi ekipet tona “i vrasin” talentet.

“Shoku im Pashk Laska, më thirri dhe më pyeti nëse dëshiroja të drejtoja skuadrën e tij në kualifikimet e Europa League. Në marrëveshje me Lokomotivën unë shkova atje dhe pas dy ditësh stërvitje vura re Uzunin, nuk mund të besoja që një lojtar i tillë i talentuar ende luan në ligën shqiptare.

Unë menjëherë e thirra Shikic dhe i thashë që kisha gjetur një lojtar që do të ishte përforcimi i duhur për Lokomotivën. Nuk ishte e lehtë për ta marrë atë, presidenti i Laçit ishte i ashpër në negociata, se gjithashtu e dinte se çfarë lloj diamanti kishte dhe në të njëjtën kohë Hajduk dhe Osijek kthyen sytë ndaj Uzunit, dikush u tha atyre se ata mund ta gjenin atë në Shqipëri.

Por ne ishim më të shpejtë dhe më specifikët, i shpjegova Uzunit se Lokomotiva është padyshim klubi më i mirë për zhvillimin e një lojtari të ri, nga mënyra sesi ne gjithashtu e “zbutëm” Laskën në bisedime, kështu që ne rregulluam një transferim dhe Uzuni tani shkëlqen në HNL e Parë.

Lirim Kastrati? Kur pashë një video nga ndeshja e tij kam thënë: “Nëse ky djali është me të vërtetë kështu edhe në realitet, si në video, do fitojmë shumë para (qesh). Kështu e morëm dhe kaloi te ne.

Cokaj dhe Mersinaj? Një mik më thirri nga Tirana dhe më tha që ka disa lojtarë të mirë tek të rinjtë e Shkëndijës. Shkova në Tiranë, i pashë dhe i solla në Kroaci që t’i shihnim si do ishin me të rinjtë këtu. Luajtën sezon të mirë me të rinjtë, i dërgova te Laçi që të luanin sezon me nivel më të lartë dhe i kthyem prapë në Zagreb ku janë standart.

Tuci? Kam udhëtuar vërtet shumë në Kosovë dhe Shqipëri. Kemi parë disa ndeshje dhe vumë re Tuçin. Ky lojtar ishte për Lokomotivën, asnjë dyshim. Potenciali i tij është i papërshkrueshëm. Sigurisht që ka ende punë, por do të bëhet lojtar i madh.

Në negociatat e Lokomotivës me klubet shqiptare ka shkuar me korrektesë. Klubet e dinin se ishte e vështirë për të shitur lojtarë me para të madhe jashtë vendit, kështu që donin përqindje për transferimin tjetër të lojtarët më shumë sesa “para në dorë”. Kjo na bënte mirë edhe ne, ndërsa vetë lojtarët ishin të ndërgjegjshëm për mundësinë e madhe që u jepej.

Shqiptarët janë jashtëzakonisht të talentuar për futbollin, ligat e tyre tek të rinjtë janë të shkëlqyera. Dhe problemet lindin kur bëhet fjalë për futbollin profesionist, sepse klubet nuk u japin lojtarëve të rinj një shans, kështu që shumë talente humbasin menjëherë pas largimit nga të rinjtë. Kjo është periudha më e rëndësishme për formimin e lojtarit. Tani kemi edhe disa emra të tjerë në listë dhe do na vijnë sërish nga Shqipëria dhe Kosova.

MYRTO UZUNI (24 vjeç, sulmues)

Lojtari më i plotë, për nga talenti i tij, mund të luajë jo vetëm në Zagreb, por në klubet më të mëdha në botë. Futboll  24/7, ai është një lojtar shumë i veçantë, ai i ka të gjitha parakushtet për një karrierë të suksesshme.

LIRIM KASTRATI (21 vjeç)

“ Aq i shpejt sa një raketë, kohët e fundit ka përmirësuar pjesën taktike dhe teknike dhe pres që ajo të përmirësohet edhe më tepër. Ai është karakteristik, jashtëzakonisht këmbëngulës, kështu që besoj se ai do të ketë sukses në Dinamo dhe do të lërë shenjë në Maksimir”

JON MERSINAJ (21, mesfushor)

“Asnjë sulmues në botë nuk do të dëshironte që një mesfushor si Mersinaj ta ruajë atë! I qëndrueshëm dhe ‘i mërzitshëm’ kur ruan një lojtar, ai vazhdimisht e vë në presion, i shpejtë dhe agresiv. Ai e di atë që dëshiron dhe po përmirësohet dita ditës.

ENIS COKAJ (21, mesfushor)

“Këmbëngulës, punëtor i fortë, agresiv, kurajoz dhe luftues. Ai mund të vrapojë pafund, mesfushori modern i të pasimeve për ndonjë nevojë serioze të ekipit. I fortë në duel, kur merr topin, ai ka zgjidhje të lehta.”

INDRIT TUCI (19 vjeç)

“Një diamant i vërtetë, ai mund të bëhet një shënues i shkëlqyeshëm, një lojtar për klubet më të mëdha. Ai është me të vërtetë i veçantë, ju mund ta shihni atë në çdo prekje të topit të tij. Jam i sigurt se do të shpërthejë sezonin e ardhshëm, tani ai është duke u mësuar me futbollin tonë”

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top