You are here
Home > Kombëtarja > Broja rrëfehet për faqen zyrtare të Chelsea-t, tregon si ka lindur dashuria për futbollin

Broja rrëfehet për faqen zyrtare të Chelsea-t, tregon si ka lindur dashuria për futbollin

Armando Broja është futbollisti që ka ndezur më së shumti shpresën e tifozëve shqiptarë. Një sulmues që zotëron aftësitë të jashtëzakonshme dhe vetëm 18-vjeç, ndërsa shënon gola rregullisht te të rinjtë e Chelsea-t.

Në disa raste është marrë edhe nga U-21 i kësaj skuadre. I kthyer jo vetëm në idhullin e tifozëve shqiptarë, por edhe atyre londinez, pasi ndihen të lumtur kur i vjen një futbollist me këto kualitete nga akademia.

Broja ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të “Chelsea-t”, me këtë të fundit që i bën një jehonë të madhe rastit të sulmuesit shqiptar, që gjithmonë ka rezultuar si një dashuri me shikim të parë.

“Kujtimi im i hershëm i futbollit ishte kur luaja në park me dy kushërinjtë e mi, tezen dhe nënën time. Qysh kur linda, gjithmonë mbaja një top me vete. Futbolli ishte diçka që më bëri përshtypje menjëherë mua.

U nisa në Burnham Juniors dhe ishte klubi im i parë. Unë po luaja një vit të mirë dhe kam kaq shumë kujtime të bukura nga atje. Pas kësaj, unë shkova në disa prova me Reading, shkoi mirë atje dhe më pëlqyen, por ishte në kohën kur kërkoja një klub më të madh.

Pastaj shkova në Akademinë e Fulham dhe ditën e parë që isha atje, ne patëm një ndeshje kundër lojtarëve me kontratë dhe trajneri ishte aq i impresionuar me mua, sa më kaloi me djemtë profesionistë dhe unë luajta për ta në pjesën tjetër të lojës .

Më pas ishte një skaut i Spurs duke më shikuar në një turne. Ai në të vërtetë erdhi për të parë një lojtar tjetër në ekipin tim, por unë përfundova duke qenë lojtari më i mirë i turneut dhe më mori në vend. Shkova te Tottenham. Unë kam qenë në Spurs për dy vjet nga-8 vjeç deri kur po mbushja 10-vjeç. Atëherë kemi luajtur shumë kundër Chelsea dhe më pëlqyen shumë si lojtar, duke më marrë në akademi.

Unë vështroj mamin dhe babin tim, pasi nëse nuk do të ishte për ta, nuk do të isha këtu ku jam sot. Gjithmonë kanë qenë në krahun tim. Babai punon shumë fortë për familjen dhe mamaja më ka dërguar deri këtu, pasi ata e dinë më së miri se çfarë do të thotë futbolli për mua”, ka thënë Broja.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top