You are here
Home > Futboll Bota > Broja, Broja dhe sërish…Broja! I papërmbajtshëm ndaj West Ham, vijnë dy gola pas asistit

Broja, Broja dhe sërish…Broja! I papërmbajtshëm ndaj West Ham, vijnë dy gola pas asistit

Chelsea U-18 është duke zhvilluar ndeshjen e dytë të kampionatit kundër West Hamit U-18, që ndodhet në shifrat 4-2 dhe ka ende për t’u luajtur.

Në pjesën e parë do të ishte Armando Broja që do t’i dhuronte asistin Myles Peart-Harris, që e finalizoi me një gjuajtje të bukur nga distanca. Kundërshtarit do të kthenin rezultatin në shifrat 1-2, por festa nuk ka zgjatur shumë në të dytën.

Broja ka arritur të fitojë vetë një penallti në minutën e 48, duke e tundur rrjetën me ekzekutimin personal. Më shumë se fantastike për këtë lojtar, që në takimin e parë realizoi dopietë ndaj Arsenalit. Nuk mbaron këtu, pasi i njëjti autor do të realizonte edhe golin e katërt pas një pasimi të shkurtër të gabuar që erdhi nga miqtë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top