
Një brezë i artë i lojtarëve shqiptarë po na vjen nga Anglia dhe për këtë arsye, “Shqiperia.ch” ka postuar shumë herë artikuj për të informuar lexuesit rreth kësaj situate. Armando Broja është dëshmia e fundit, por sigurisht që lista është e gjatë.
Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti se futbollistët shqiptarë të dalë nga futbolli anglez janë padyshim të veçantë me karakteristikat e tyre. Sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtësit, që kanë fizikun e duhur për t’u përballur në duele dhe dalin gjithmonë fitues me lojën në ajër.
Së fundmi është Andi Janjeva, i cili ka nënshkruar kontratën profesioniste me Watfordin. Mbrojtësi 17-vjeçar ka luajtur edhe me U-23 e Watfordit, ndërsa me këto hapa, nuk do të jetë e largët dita kur të vijë debutimi me ekipi e parë. Madje Janjeva ka kaluar edhe një dëmtim serioz, duke qëndruar 6 muaj larg fushave, por është rikthyer më në formë se kurrë. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/