
Skuadra e Breshias pas ngjitjes në Seria A po përforcon ekipin me lojtarë të rinjë. Pas bujës së madhe që Baloteli shkaktoi, Breshia synon të tjerë emra “big”. Së fundmi skuadra e Emanuele Ndoj interesohet për ish-mesfushorin e Interit. Fredi Guarin mund të jetë afrimi i radhës tek italianët. Kolumbiani prej 4 vitesh aktivizohet tek Shangai në Kinë.
Ndërsa në Seria A mesfushori 33-vjeçar luajti përgjatë viteve 2011/2016. Një mesfushor mjaft i mirë i cili në katër sezone ka shënuar 21 gola për skuadrën kineze.
Ai që mbetet si aspekt pozitiv është forcimi i skuadrës me lojtarë me eksperiencë. Eksperiencë e cila do u shërbej edhe të rinjëve për tu mësuar me te tilla presione gjatë rritjes në karrierë. Ndër ta është edhe Emanuele Ndoji. Mesfushori shqiptar do ketë mundësinë të mbaj firmën e asistit në topat e hapur ndaj Balotelit apo Guarin. /Shqiperia.ch/