You are here
Home > Futboll Bota > Brazil-Argjentinë ngjason me WWE! Jesus zbriti në tokë me magji, Mesi udhëton nëpër planete

Brazil-Argjentinë ngjason me WWE! Jesus zbriti në tokë me magji, Mesi udhëton nëpër planete

Brazili ka fituar me Argjentinën në shifrat 2-0, për të kaluar në finale e Kupës së Amerikës. Goli i parë erdhi pas magjisë së Daniel Alveshit, që pas disa driblimeve dhe pasimit “no look” si të Ronaldinjos, do ia bënte Gabriel Jesus lojë fëmijësh për të realizuar golin e parë.

Ndërsa realizimi i dytë do të ishte e gjitha një spektakël e Jesus, që me një top të marrë thuajse nga mesfusha, do të nxirrte Firminjon të vetëm përpara portës. Sulmuesi i Manchester City ishte vendimtari në këtë përballje, me një tokësor që vendos ndeshjen e jashtëzakonshme.

Ndërsa Lionel Mesi me Argjentinën udhëton nëpër planete imagjinare, pasi në fushë nuk u pa për asnjë minutë. Mbrojtja e Brazilit ka qënë perfekte për të mbyllur në çdo moment yllin e Barcelonës, që edhe këtë ndeshje ka qënë në hije. Kjo përballje më së shumti i ngjante WWE, pasi kishte përplasje dhe ndërhyrje të ashpra mes lojtarëve dhe përtej limiteve, thuajse në çdo minutë përgjatë gjithë takimit. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top