You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Braktisi Gjermaninë për të qenë rezervë te Shaland, Halimi tregon gjithë aftësitë në Danimarkë

Braktisi Gjermaninë për të qenë rezervë te Shaland, Halimi tregon gjithë aftësitë në Danimarkë

Ka braktisur Gjermaninë U-21 për t’iu bashkuar Kosovës, Besar Halimi është padyshim një nga talentet më të mirë që Kosova ka në grupin e saj. E megjithatë, Shaland nuk i ka besuar shumë minuta në lojë këtij lojtari, duke e cilësuar si një rezervë.

E njëjta gjë ndodhi edhe ndaj Azerbajxhanit, teksa futbollisti në fjalë u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, atëherë kur gjithçka kishte mbaruar. Vetëm 9 minutat e para mjaftojnë në Kupën e Danimarkës dhe Halimi tregon gjithë potencialin e tij me ekipin e Brondby, në atë fitore me rezultatin 1-4 ndaj Marienlyst.

Pas një topi që i vjen brenda zonës në krahun e majtë, lojtari 23-vjeçar e ka dërguar bukur në rrjetë me të majtën e tij. Gjithçka e mbyllur në mënyrën më të mirë, ndërsa Halimit duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje edhe nga e trajnerit të Kosovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top