Ka braktisur Gjermaninë U-21 për t’iu bashkuar Kosovës, Besar Halimi është padyshim një nga talentet më të mirë që Kosova ka në grupin e saj. E megjithatë, Shaland nuk i ka besuar shumë minuta në lojë këtij lojtari, duke e cilësuar si një rezervë.
E njëjta gjë ndodhi edhe ndaj Azerbajxhanit, teksa futbollisti në fjalë u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, atëherë kur gjithçka kishte mbaruar. Vetëm 9 minutat e para mjaftojnë në Kupën e Danimarkës dhe Halimi tregon gjithë potencialin e tij me ekipin e Brondby, në atë fitore me rezultatin 1-4 ndaj Marienlyst.
Pas një topi që i vjen brenda zonës në krahun e majtë, lojtari 23-vjeçar e ka dërguar bukur në rrjetë me të majtën e tij. Gjithçka e mbyllur në mënyrën më të mirë, ndërsa Halimit duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje edhe nga e trajnerit të Kosovës. /Shqiperia.ch/