Një sezon që nisi në mënyrën më të mirë për Rei Manajn te Albasete, madje duke marrë edhe vëmendjen e shumë klubeve të njohura europiane. Gjithmonë i gatshëm për t’i përshëndetur rrjetat kundërshtarëve, ndërsa për trajnerin e spanjollëve ishte i pazëvendësueshëm.
Por viti futbollistik 2019 nuk është aspak i mirë për sulmuesin shqiptar, që nuk po arrin të gjejë golin e parë. Madje edhe te Albasete po e preferojnë më shumë në stol, për ta aktivizuar në pjesën e dytë për disa minuta.
Së fundmi Manaj e ka lënë stërvitjen sërish i gjakosur, pasi ka pasur hemoragji në hundë. Kjo nuk është një gjë e re për këtë futbollist, që te Albasete duket si një “luftëtar” që luan në një arenë boksi. Pak kohë më parë ky lojtar është stërvitur me një maskë në fytyrë, pasi pësoi një dëmtim të rëndë ndaj Granadas. /Shqiperia.ch/