
Leart Paqarada është i munguari i përfaqësueses së Kosovës në sfidën e sotme ndaj Maltës, teksa ka braktisur grumbullimin e skuadrës, pak orë përpara sfidës. Arsyeja për mungesën e tij fillimisht është komentuar si një lëndim që pësoi lojtari, gjatë një seance stërvitore me dardanasit.
Ai ditën e sotme ka udhëtuar menjëherë në Gjermani për të marrë trajtimin e duhur, por mediat në Kosovë raportojnë se mbetet e dyshimtë largimi i Laertit. Sipas informacioneve të tyre, më veçanërisht “Kornerit”, Paqarada nuk e ka shpjeguar largimin e menjëhershëm për në Gjermani, teksa nuk ka shfaqur asnjë shenjë lëndimi apo dhimbjeve gjatë stërvitjes. Një tërheqje disi e pakuptimtë kjo, pasi lojtari nuk e kishte konfirmuar këtë dëmtim që flitet. /Shqiperia.ch/