You are here
Home > Kombëtarja > Bomba molotov jashtë stadiumit dhe penallti e shkaktuar, Mavraj e nis me “dorën e gabuar” në Greqi

Bomba molotov jashtë stadiumit dhe penallti e shkaktuar, Mavraj e nis me “dorën e gabuar” në Greqi

Në Shqipëri nëse diçka nuk shkon mirë, atëherë themi se e ka nisur me “këmbën e gabuar”. Por debutimi i Mavrajt në Greqi, mund të thuhet  më mirë se ishte me dorën e gabuar.

Megjithëse asgjë dramatike, por mbrojtësi shqiptar u kthye në një personazh negative për skuadrën e Arisit, sidomos në pjesën e parë. Në derbin e Selanikut, PAOK-u barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Arisit. Në golin e vetëm të PAOK, fajtori ishte pikërisht Mërgim Mavraj.

Një dorë e hapur më shumë seç duhet, bëri që gjyqtari të akordonte penallti dhe Pelkas të gjente goin e parë të ndeshjes. Në fundin e pjesës së parë Arisi do të barazonte, për të rikthyer ekuilibrat në këtë derbi.

Më shumë i ndezur seç duhet ishte ky takim, ndërsa para fillimit të tij, pati edhe përleshje të tifozëve me policinë jashtë stadiumit, duke u hedhur edhe bomba molotov të ndërtuara në mënyrë artizanale. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top