You are here
Home > Kombëtarja > Bogdani nuk e mohon: Që kur iu futa kësaj rruge dëshira ka qenë për të drejtuar Shqipërinë

Bogdani nuk e mohon: Që kur iu futa kësaj rruge dëshira ka qenë për të drejtuar Shqipërinë

Erjon Bogdani është duke hasur pak pengesa në aventurën e re si trajner. Pas atij shkarkimi që erdhi teksa drejtonte të rinjtë e Shqipërisë, nuk po e gjen dot një mundësi të re.

Dëshira është e madhe për të drejtuar në Itali, megjithëse ende nuk po realizohet. Në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë ishte në “Air Albania” me ftesën e FSHF-së, si një lojtar që i ka dhuruar kontribut Kombëtares.

Ndërkohë në ditën e sotme ka folur për “Wake Up” në “Top Channel” duke e treguar hapur dëshirën për të drejtuar Kombëtaren: “Unë tani dua të më besohet një projekt, ku lekët nuk kanë rëndësi. Për momentin jam një trajner i ri dhe dua të kthehem të trajnoj. Për të marrë drejtimin e Shqipërisë? Po sigurisht, që kur i jam futur kësaj rruge dëshira ime ka qenë për të drejtuar Kombëtaren”, ka thënë Bodgani.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top