You are here
Home > Futboll Bota > Bogdani flet pas shkarkimit: A ka Shqipëria talente? Vështirë, është fjalë e madhe

Bogdani flet pas shkarkimit: A ka Shqipëria talente? Vështirë, është fjalë e madhe

Erjon Bogdani është sulmuesi ikonë i kombëtares shqiptare, që do të mbetet gjatë në historinë e kuqezinjve sa i përket golave të shënuara. Më parë ai ka qenë edhe në drejtimin e Shqipërisë U-19, duke u shkarkuar për shkak të mungesës së rezultateve.

Tashmë Bogdani rikthehet të komentojë situatën e futbollistëve shqiptare për “In Tv”, me një këndvështrim paksa më tjetër. Ish-trajneri i të rinjëve të Shqipërisë, shprehet se vendi ynë nuk zotëron talente të mirëfilltë, pasi këta të fundit bëjnë diferencën në ekip të parë dhe nuk luajnë me moshat.

“Fjala talent është e madhe dhe vështirë të themi që Shqipëria zotëron të tillë. Talenti nuk luan me ekipet e moshave, por bën diferencën në ekip të parë. Ne nuk kemi lojtarë 19-vjeçar me ekip të parë. Ndeshja më emocionuese dhe që do të doja të luaja ishte ajo ndaj Serbisë. E ndoqa nga televizori dhe nëse do të vazhdonte në Beograd, do të fitonim ne”, u shpreh Bogdani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top