You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Binjaku i Lorik Canës! “Gërshëra” si e Ismajlit, mban rekordin te Hajduku i Splitit në Kroaci

Binjaku i Lorik Canës! “Gërshëra” si e Ismajlit, mban rekordin te Hajduku i Splitit në Kroaci

Ardian Ismajli është një yll i ri që ndricon edhe më shumë të ardhmen e Shqipërisë. Futbollisti që luan me Hajdukun e Splitit në Kroaci, është i pakalueshëm në qendrën e mbrojtjes. Në ekipin kroat është kthyer në lojtar të padiskutueshëm, por edhe te Kombëtarja zuri vendin titullar menjëherë, pa kaluar shumë kohë.

Një rekord më vete kjo, që në ekipin kombëtar t’i besohet kaq shpejtë një të riu, që i bindi që të gjithë me aftësitë që zotëron. Që me largimin e Lorik Canës nga Kombëtarja, në prapavijë ishte krijuar një boshllëk i madh. Prej kohësh e kemi thënë se Ardian Ismajli është zëvendësuesi më i denjë.

Në Kroaci me Hajdukun, mbrojtësi në fjalë e tregon më së miri se është “binjaku” i Canës. Ndërhyrjet “gërshërë” janë të preferuarat e tij, megjithëse jo gjithmonë rezultojnë ashtu siç duhet. Me kartonin e marrë në fitoren me rezultatin 2-0 ndaj Slaven Belupos, Ismajli shkon në 8 kartona të verdhë, më shumë se të gjithë lojtarët e tjerë te Hajduku dhe do të mungojë në sfidën e ardhshme. Pjesa tjetër është e gjitha për t’u duartrokitur, nga njeriu që do të ketë edhe besimin e Rejas te Shqipëria. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top