
I quajtur ndryshe edhe si “binjaku” i Eros Grezdës, Borna Barisiç, ka larguar disi urrejtjen te tifozët e Rangersit për të fituar dashurinë e tyre. Skuadra skoceze ka mundur me rezultatin 4-0 në transfertë St Joseph, ekipin nga Gjibraltari që mbërriti deri në këtë fazë pasi më herët kishte eliminuar Prishtinën.
Goli i parë që do të hapte dhe rrugën e fitores, do të vinte pas një krosimi në perfeksion të Barisiç, që ka bërë një lojë me nivel shumë të kënaqshëm. Sigurisht që kjo e ndikuar dhe nga niveli i rivalit, që nuk mund të konsiderohet si tërësisht profesional.
Sa i përket ngjashmërisë së madhe me Grezdën, Barisiç ka qënë me sulmuesin shqiptar përgjatë gjithë rrugëtimit. Për ta nisur nga Lokomotiva e Zagrebit, për të vazhduar me Osijekun dhe tani me Rangersin. Karriera e tyre është thuajse identike, madje të dy kanë kaluar moment të vështira me ekipin skocez, duke u quajtur si të tepërt nga tifozët. /Shqiperia.ch/
Bannnnnnnggggg 1-0 Rangers Ryan Jack 🔴⚪️🔵 pic.twitter.com/7cIwhMJdxM
— True Blues Loyal®️™️🔴⚪️💙⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️ (@TrueBluesLoyal) July 9, 2019