Presidenti i UEFA-s asokohe, Mishel Platini, do t’i jepte idenë gjeniale terroristëve për të shkaktuar kaos dhe viktima në Europë.
Në mbrëmjen e 14 tetorit, atje ku Shqipëria dhe Serbia do të ndesheshin për derbin më të zjarrtë të Ballkanit, një dron me simbolet shqiptare do të fluturonte në Beograd, si për të treguar se shqiponjat pavarësisht se nuk u lejuan të ishin prezentë në atë stadium, do të vinin në një mënyrë apo tjetër, nga ajri.
E megjithatë, një ide e tillë nuk u pëlqye aspak nga Platini, që jo vetëm u shpreh hapur kundër këtij veprimi, por duke e komentuar kështu: “Po sikur në atë dron të kishte një bombë?”
Shfrenim imagjinate u duk në atë kohë, sepse shqiptarët nuk i lidh asgjë me një veprim të ngjashëm. Por “BINGO”, ideja gjeniale e Platinisë do të vihej në punë në Botërorin e Rusisë.
Janë disa përfaqësues të lartë të forcave të sigurisë në Rusi, atë të cilët janë shprehur së fundmi se kanë parandaluar disa sulme me drone, të cilat janë planifikuar të kryen në këtë eveniment. Fatmirësisht janë ndaluar në kohë, pasi në rast të kundërt pasoja do të ishin katastrofike. /Shqiperia.ch/