Kjo periudhë kohore është një moment sforco për të gjithë ata lojtarë që aspirojnë për një vend në përfaqësueset e tyre. I tillë është edhe dueli në Kombëtaren tonë, teksa po filtet për zëvendësuesin e Agollit tek kuqezinjtë. Në balotazh duke marrë parasysh kohët e fundit te Kombëtarja, mbetet Naser Aliji dhe Egzon Binaku.
Ditën e djeshme janë luajtur sfidat e rradhës të Europa Ligë, ku spikat mungesa e Egzon Binakut, teksa në sfidën që skuadra e Malmos kishte përballë Chelsea, trajneri e la në stol në atë humbje me rezultatin 1-2.
Nga krahu tjetër Naser Aliji ka rigjetur formën e tij më të mirë fizike tek Dinamo e Bukureshtit, teksa këta të fundit e kanë cilësuar shqiptarin si “blerjen” me të mirë të janarit edhe pse i është bashkuar që në muajin nëntor rumunëve. Ende asgjë nuk është përfundimtare, por eleminatoret e Europianit vijnë shumë shpejt dhe Panuçi duhet të mendojë të grumbullojë lojtarët më efikas dhe më në formë të momentit.
Aliji mbetet një pikë e dobët e trajnerit italian, që e ka cilësuar si një lojtar shumë të mirë dhe të vlefshëm për klubet e njohura europiane. Madje një dorë Panuçi do ia jepte mbrojtësit shqiptar edhe në kohën kur ishte pa ekip, duke e marrë te Kombëtarja. Nisur nga këto të dhëna, Aliji përparon shumë kundër Binakun për të zëvendësuar Agollin. /Shqiperia.ch/