
Gjithmonë kur flitet për mënyrën sesi biletat duhet të shiten për tifozët, ajo online ngelet padyshim procedura më e mirë. Kjo jo vetëm për thjeshtësinë e madhe nga ana e tifozëve, që mund ta blejnë atë duke aplikuar që nga shtëpia, por edhe për evitimin e tregut të zi.
Megjithatë kur bëhet fjalë për Kosovën, ky fenomen i fundit vazhdon si edhe më parë. Dardanët do të luajnë dy takime në mars, fillimisht një miqësore pritëse ndaj Danimarkës dhe më pas do të ndeshen ndaj Bullgarisë, për takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit.
Por ajo që duhet veçuar, është fakti që biletat e këtyre takimeve kanë përfunduar në shitje edhe te “MerrJep”, si për t’i vendosur kapakun diskutimi të tregut të zi. /Shqiperia.ch/