Gardiani kuqezi, Etrit Berisha duket se këto ditë ka fituar “terren” tek skuadra e Atalantës përsa i përket vendit të titullarit. Pas gafës së bërë në ndeshjen e fundit të ekipit të tij kundër Interit, u duk se Etriti humbi sërish besimin e Gasperinit për të vendin e titullarit. Por këtë herë duket se fati është në krah të shqiptarit, pasi ajo çka po flitet në mediat italiane, është se Etrit Berisha është zyrtarizuar si portieri i parë i Atalantës.
Kjo për shkak se gjatë kohës që luanin Kombëtaret, portieri tjetër i skuadrës bergamase, Golini bie pre e moshës së tij dhe e skandaleve. E dashura e tij ka hyrë në një emision që zhvillohet në Itali, “Big Brother Vip”. Në kohën që luanin Kombëtaret, Gollini sipas atyre që raportojnë mediat italiane, është parë duke u shfrenuar në disko edhe në shoqërinë e një femre tjetër.
Për këtë situatë portieri italian është shprehur: “ Unë luaj futboll, jo me ndjenjat e të tjerëve Nuk dua të flas më shumë për këtë kaos mediatik. Kurrë nuk e kam tradhëtuar të dashurën time. Ka vetëm një person që duhet ta shoh tani në sy dhe është ajo, e kam kurajon për ta bërë këtë gjë. Kam një ndërgjegje të pastër dhe unë jam një profesionist”, tha Gollini për “Spy”.
Për shkak të këtyre skandaleve që duket se nuk kanë fund për Golinin, është koha tashmë që Etrit Berisha të konfirmohet si numri një i titullarëvë të Gasperinit në fushën e lojës, atje ku skuadra e Atalatës luan në transfertën përballë Empolit. /Shqiperia.ch/