You are here
Home > Futboll Bota > Besnik Hasi dikur në qendër të vëmendjes si trajner, sot në Arabin Suedite është larg pritshmërive

Besnik Hasi dikur në qendër të vëmendjes si trajner, sot në Arabin Suedite është larg pritshmërive

Besnik Hasi është nga ato figura të cilat e kanë bërë futbollin shqiptar ta ngrejë në piedestal. Karreiera e tii e gjërë si trajner, nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat, teksa e kanë vlersuar se si një 46 vjeçar ka arritur të drejtojë klube me histori në Europë.

Ai ka drejtuar ekipet me emër siç janë Andërlekti, Olimpiakos apo dhe Legia Varshavës. Tashmë ai është numri një i pankinës së Al Raed në Arabinë Saudite,ku e drejton këtë klub që nga korriku i këtij viti. Duket se tek ekipi i tij i ri, gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet për shqiptarin. Në 4 ndeshje në kampionatin e arabisë saudite, Besnik Hasi akoma nuk ka arritur të marrë fitoren e tijë të parë në Lindjen e Mesme dhe gjendet në vendin e 13 me vetëm dy pikë të grumbulluara.

Trajneri nga Gjakova, u përfol përpara pak vitesh se mund të ishte pasardhësi i Xhani De Biassit në Kombëtare, por u cilësua si një trajner që është në fillime të karrierës dhe nuk ka eksperiencën e duhur. Ndoshta pas disa kohësh emir i Besnik Hasit mund të lakohet prap për të marrë drejtimin e kuqezinjve të Shqipërisë, gjithmonë duke parë rezultatet e 46 vjeçarit. /Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top