You are here
Home > Kombëtarja > Besir Demiri, ish-i i Shkëndijës/ Vesh për herë të parë fanellën e kombëtares së Shqipërisë

Besir Demiri, ish-i i Shkëndijës/ Vesh për herë të parë fanellën e kombëtares së Shqipërisë

Në mungesë të Aliji dhe Lenjanit, Panuçi pritet t’i besojë krahun e majtë emrit më të ri të kombëtares, Besir Demirit. Mbrojtësi 24-vjeçar ka lindur në Shkup dhe është një produkt i të rinjëve të ekipit kombëtar të Maqedonisë. Demiri ka luajtur për 21 ndeshje më U21 e shtetit fqinj si dhe dy ndeshje miqësore me ekipin e parë të Maqedonisë. Karrierën e tij mbrojtësi shqiptar e ka nisur me ekipin tetovar të Shkëndijës.

Në tre sezone, 2014/2015 –  2016/017, Demiri luajti 42 ndeshje duke shënuar edhe 3 golat e vetëm deri më tani të karrierës së tij. Prej sezonit të shkuar, 24 vjeçari është pjesë e ekipit të Mariupol, që bën pjesë në Premier Ligën ukraniase. Prej ditës së sotme Besir Demirin e pret një aventuar akoma me përgjegjësi edhe më të mëdha nën urdhrat e teknikut Italian, Kristian Panuçi./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top