You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Besir Demiri është shembulli i Shqipërisë: Ne le të punojmë, të tjerat i ka Panuçi

Besir Demiri është shembulli i Shqipërisë: Ne le të punojmë, të tjerat i ka Panuçi

Besir Demiri është futbollisti 24 vjeçar që aktualisht është pjesë e ekipit të Mariupolit, ku me këta të fundit ka mundur të luajë rregullisht duke numëruar plot 19 ndeshje, në Kupë dhe kampionat. Roli i tij në fushën e blertë është mbrojtës i krahut të majtë, por që luan edhe si mesfushor shkatërrues, pra përpara mbrojtjes. Ndonëse që nga largimi i Ansi Agollit ende Panuçi nuk ka gjetur një mbrojtës të krahut të majtë që ta bindë, Demiri mund të jetë një kandidat kryesor për këtë rol.

24 vjeçari i lindur në qytetin e Shkupit, ka dhënë një intervistë për “Infosport”, ku shprehet se grumbullimi me ekipin Kombëtar është ëndrra e çdo lojtari. Besiri mendon se trajneri kuqezi, Panuçi do të grumbullojë lojtarët që janë më në formë, ndërsa ai dhe futbollistët kanë për detyrë të punojnë shumë dhe të tregojnë më të mirën e tyre për të fituar atë fanellë.

“Secili shpreson të jetë pjesë e çdo grumbullimi në Kombëtare. Besoj që trajneri Panuçi do t’iu bëjë ftesë lojtarëve që janë në formë më të mirë për momentin. E jona është që të punojmë, pjesa tjetër i takon përzgjedhësit dhe çdo vendim i tij është i mirëpritur nga ne”, u shpreh Besir Demiri./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top