
Nëse Bersant Celina nuk po kalon një periudhë të mirë sa i përket përfaqësueses, atëherë historia ndryshon për vëllain e tij, Loti Celina.
Ky i fundit ka udhëhequr Kosovën U-19, në një pikë të rëndësishme të marrë në transfertë ndaj Austrisë U-19. Flasim për një Kombëtare si Austria, e cila edhe grupmoshat e saj i ka në një nivel shumë të lartë. Megjithatë, ndaj “dardanëve” nuk shkojnë as më pak dhe as më shumë, por vetëm në një barazim pa gola.
Pikë e rëndësishme dhe që ngre moralin e futbollistëve të Kosovës,që dy ndeshjet e tjera do t’i luajnë ndaj Sllovenisë dhe Hungarisë, ndërsa shanset për një kualifikim të mundshëm, tashmë janë konkrete. /Shqipëria.ch/
Formacioni titullar
Kosova U-19: Gashi; Loti Celina, Vitija, Maloku, Pllana; Ilir Kasniqi, Limani, Kreshnik Krasniqi; Pajaziti, Tolaj, Max Rugova