
Tashmë janë dy ndeshje rradhazi që Etrit Berisha nuk ka qënë pjesë e formacionit të skuadrës së Atalantës, pasi në vendin e tij është aktivizuar portjeri tjetër i bergamasve, Giolini. Ky i fundit në këto dy sfida ka bërë një paraqitje të mirë dhe është vlersuar me notë të lartë, pasi edhe Atalanta ka mundur të fitojë në dy sfidat e vështria, përballë Fiorentinës dhe Sampdorias. Pikërisht për këtë paraqitje të tij, media e ekipit të Atalantës, ka thurur edhe elozhe për portierin e saj të dytë.
“CalcioAtalanta” ka thënë se Golini e ka nxjerrë jashtë loje gardianin kuqezi Berishën, duke e vlerësuar njëkohësisht për lojën e tij të mire, sidomos në sfidën kundër Fiorentinës. Në artikull thuhet se tashmë ekipi i Atalantës e ka gjetur portierin që i ka munguar prej kohësh, duke e kaluar Etritin në plan të dytë dhe gjithashtu duke ia mohuar disi paraqitjet e mira të tij për bergamasët këtë sezon. /Shqiperia.ch/