You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Berisha si Strakosha, tifozët e Kombëtares mund të krenohen: SHQIPËRIA mbi të gjitha!

Berisha si Strakosha, tifozët e Kombëtares mund të krenohen: SHQIPËRIA mbi të gjitha!

Një brez i artë ka ardhur te Shqipëria, sidomos sa i përket çështjes së portës. Në Kombëtaren e parë gjenden Berisha dhe Strakosha që kanë një rivalitet të madh sa i përket vendit të titullarit, por edhe nga të rinjtë emra premtues sigurojnë për të ardhmen.

Përveçse me vlera të larta sa i përket punës së tyre, Berisha dhe Strakosha janë edhe një shembull i madh te Shqipëria. Sa herë që Strakosha konsiderohej si hero dhe vlerësohej nga specialistët shqiptarë të futbollit, përgjigja e lojtari të Lacios do të ishte e tillë: “Nuk isha vetëm unë, punë grupi, e gjithë lojtarëve të Shqipërisë”. Pra meritat asnjëherë në aspekt personal, ndërsa e para vihej Kombëtarja.

Në të njëjtën mënyrë përgjigjet edhe Etrit Berisha, që nëpërmjet rrëfimi për mediat italiane, flet edhe për rivalitetin me Strakoshën: “Natyrisht që unë kërkoj të luajë gjithmonë, e stoli është i vështirë të pranohet. Megjithatë, e mira e Kombëtares vihet përpara të gjithave. Tare ishte decisiv për të më marrë te Lacio. Ai më ndoqi me vëmendje, sidomos me ekipin kombëtar. E falenderoj pasi besoi shumë te mua. Oferta e Lacios nuk mund të refuzohej, por doja të isha gjithmonë si titullar në fushë, prandaj edhe u largova”, u shpreh Berisha. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top