
Besart Berisha ishte padyshim një nga emrat më të lakuara të futbollistëve shqiptarë në vitet e kaluara, teksa trajneri De Biazi bëri gjithçka për ta marrë në kombëtaren shqiptare. Por dëshira e sulmuesit do të ishte për të mos iu bashkuar Shqipërisë, duke e justifikuar me largësinë e madhe në të cilën ai ndodhej, pasi luante në Australi.
Një histori e shkuar, teksa Berisha aktualisht është pjesë e kampionatit kinez, Sanfrecce Hiroshima. Futbollisti shqiptar nuk po arrin dot të lërë përshtypje dhe të jap më të mirën në këtë aventurë të re, duke mos iu gëzuar ende golit të parë.
Një periudhë pushimi dhe Besarti që rikthehet menjëherë në Australi, atje ku e mbajnë peng shumë kujtime: “Mbrapa në Melburn rikthehem për disa pushime, kam humbur shumë gjëra, por kafeja australiane është një nga më të rëndësishmet”, do të shprehej Berisha. /Shqiperia.ch/