
Shqipëria do të ndeshet ndaj Izraelit në transfertë, në takimin e vlefshëm për “Ligën e Kombeve”. Një sfidë me rëndësi të madhe për kuqezinjtë, që nëse arrijnë të dalin me pikë nga takimi i së dielës, kanë shanse të mëdha për të marrë kryesimin e grupit.
Në konferencën për shtyp në ditën e sotme, ishte edhe Etrit Berisha. Ky i fundit nuk e fshehu gëzimin për fitoren e Izraelit në ditën e djeshme, duke u shprehur se minimizon atë disfatë të Shqipërisë ndaj Skocisë.
“Mundësitë ekzistojnë, duke parë edhe fitoren e Izraelit ndaj Skocisë. Mundësitë janë reale për një rezultat pozitiv. Me fitoren e Izraelit, ajo humbje e jona ndaj skocezëve vlen pak. Unë jam duke punuar maksimalisht dhe kam vetbesim se do kthehem shpejt atje ku isha.
Izraelin e kemi ndjekur të gjithë së bashku, në pjesën e dytë treguan më shumë kurajo. Ne e njohim ekipin e tyre, por ne jemi duke u rritur dhe kjo ndeshje do të jetë decizive. Barazimi nuk do të ishte i keq, pasi finalja luhet me Skocinë. Lojtarët e rinjë që vijnë duhet të përshtaten me skuadrën, sepse ka pak miqësore në dizpozicion”, u shpreh Berisha. /Shqiperia.ch/